Mickoski nga Brukseli: Integrimi evropian është interes strategjik i Maqedonisë së Veriut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë në Forumin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian – “EU Enlargement Forum 2026”, të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi, Mickoski bëri të ditur se së bashku me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka ndjekur fjalimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilin u hap Forumi.

Ai theksoi se zgjerimi i BE-së përfaqëson një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim afatgjatë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian.

Sipas Mickoskit, procesi i zgjerimit duhet të bazohet në rezultatet e arritura, por njëkohësisht të jetë më dinamik, i drejtë dhe i parashikueshëm.

Kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nënvizoi se integrimi evropian mbetet përcaktim strategjik dhe interes kombëtar afatgjatë i vendit, duke kërkuar që përkushtimi ndaj reformave dhe standardeve evropiane të shoqërohet me një perspektivë të qartë dhe të besueshme për anëtarësim në BE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër