Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Sot, kryeministri Hristijan Mickoski vizitoi Komunën Saraj, ku bëri inspektim të aktiviteteve për rregullimin e shtratit të lumit “Reka e Thatë”.
“Kjo Qeveri mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve, në përmbushjen e asaj që e kemi marrë si obligim. Nuk është e lehtë, sfidat janë të shumta, nuk do të dorëzohemi sepse problemet që janë grumbulluar me dekada nuk mund të zgjidhen brenda natës, por ne kërkojmë mënyra, kërkojmë mundësi më shumë që gjithçka që paraqet prioritet për qytetarët të përfundojë”, porositi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës në Komunën Saraj.
