Mickoski: Pa administratë tatimore efikase dhe të ndershme nuk ka ekonomi të fortë dhe financa publike të qëndrueshme

nga Xh M

Shkup, 28 nëntor – Është nder i madh për mua që sot t’ju drejtohem juve, njerëzve që çdo ditë e mbani mbi vete një nga detyrat më të rëndësishme: të siguroni stabilitetin, parashikueshmërinë dhe funksionalitetin e sistemit. Pa administratë tatimore efikase dhe të ndershme, nuk ka ekonomi të fortë, nuk ka financa publike të qëndrueshme dhe nuk ka shtet që mund të planifikojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të investojë në të ardhmen e vet.

Dita e sotme e punonjësve tatimorë nuk është vetëm një festë profesionale. Është ditë kur duhet të flasim për disiplinën, dijen, moralin dhe profesionalizmin. Një ditë kur kujtojmë se të ardhurat publike nuk janë thjesht numra në letër — ato janë pagat e mësuesve dhe mjekëve, rrugë të reja, një sistem shëndetësor funksional, mbështetje për kompanitë, siguri sociale për çdo qytetar.

Nga janari deri në fund të tetorit të këtij viti, të ardhurat neto nga tatimet dhe kontributet sociale arritën në 3 miliardë e 600 milionë euro.
Kjo është 260 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Në dhjetë muajt e parë kemi:

– një rritje të të ardhurave neto tatimore prej mbi 6%,
– një rritje të kontributeve sociale prej gati 15%.

Kjo do të thotë se ekonomia po rritet. Aktiviteti po rritet. Kompanitë po punojnë. Pagat po rriten. Dhe bashkë me të rriten edhe të ardhurat.
Por këto numra flasin edhe për diçka tjetër, për besimin mes shtetit dhe biznesit. Për besimin mes institucioneve dhe qytetarëve. Për faktin se kur shteti punon me ndershmëri dhe parashikueshmëri, qytetarët kthejnë përgjigje me disiplinë dhe ndjenjë detyrimi.

Dorëzimi me kohë i paraqitjeve të TVSH-së për periudhën janar–shtator 2025 është 95%.

Krahasuar me vitin 2024, kur ishte 92%, ky është një hap i madh përpara dhe, edhe më e rëndësishme:

Pagesa me kohë e TVSH-së është rritur në 81%, nga 76% sa ishte në dy vitet e mëparshme.

Kjo është dëshmi se sistemi po bëhet më i fortë, më i disiplinuar dhe më efikas.

Të gjitha këto trende nuk janë të rastësishme. Ato janë rezultat i punës suaj, përkushtimit tuaj, proceseve të digjitalizimit, përmirësimit të shërbimeve, komunikimit më aktiv me kompanitë, por edhe i politikës së qëndrueshme ekonomike që e udhëheq kjo Qeveri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More