Ligji për përfaqësim të drejtë, Mickoski: Nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare

nga D. V.

Shkup, 25 qershor – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoksi deklaroi sot se nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare rreth propozim ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Sipas tij pikërisht opozita shqiptare për më shumë se 20 vjet kishte mundësi që të zgjidhë çështjen e përfaqësimit, por se një gjë të tillë nuk e bëri, shkruan Alsat.

“Për fat të keq opozita shqiptare kishte mundësi për më shumë se 20 vjet që të siguronte ligj që do të siguronte përfaqshim te drejtë por atë nuk e bëri. Ata si opozitë dhe në kohën kur ishin në qeveri, vetë kanë thënë se koja e balancuesit ka kaluar dhe duhet të gjendet formë e re. Kështu që kredibiliteti i atyre politikanëve për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat është zero. Tha Mickoski. Ne po shkojmë hapa pas japi dhe dëshirojmë që gjithçka të jetë ashtu siç duhet dhe të mos politizohet”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More