Mickoski: Ushtria është shumë më tepër se uniformë, ajo është nder, përgjegjësi, disiplinë dhe përkushtim

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në Ohër, në Qendrën e Trajnimit në ujë, ku u mbajt ceremonia qendrore me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Ushtrisë dhe 34-vjetorit të formimit të Ushtrisë moderne maqedonase.

„Me nder dhe mirënjohje u japim vlerësim të gjithë ushtarëve tanë, eprorëve dhe pjesëtarëve që me përgjegjësi dhe dinjitet e kryejnë misionin e tyre, në shërbim të shtetit, qytetarëve dhe paqes“, tha Mickoski.

Ai shtoi:
„Ushtria është shumë më tepër se uniformë. Ajo është nder, përgjegjësi, disiplinë dhe përkushtim. Ajo është forca që qëndron pas sigurisë së shtetit dhe njerëzve që jetojnë në të.

Mirënjohja dhe respekti ynë u drejtohen të gjithë pjesëtarëve aktivë, veteranëve dhe të gjithë atyre që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e një Ushtrie të fortë dhe profesionale. Gëzuar 18 Gushtin, Ditën e ARM-së!“ – përfundoi kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër