Tiranë, 16 korrik, Zhurnal.mk – Profesori i njohur amerikan Steve Hanke përmes një postimi në rrjetet sociale i ka bërë jehonë “Revolucionit të Flamingove” që po mbahet prej gati dy muajsh në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe arrestimi i tij dhe Belinda Ballukut.
Teksa citon Thomas Jefferson ai shprehet se një rebelim here pas here është një gjë e mirë.
“Për ditën e 45-të, mijëra shqiptarë protestuan në Tiranë kundër projektit të Jared Kushner dhe kryeministrit Edi Rama.
“Revolucioni i Flamingove” nuk duhet të harrojë fjalët e një prej etërve themelues të Amerikës dhe presidentit të dytë të SHBA-së, Thomas Jefferson: “Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë…” shkruan ai.
