Ambasada britanike mirëpret zgjedhjen e Gashit kryeprokuror: Të sigurojë sistem prokurorial të pavarur e transparent

Nga R.ZH
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 korrik, Zhurnal.mk – Ambasada e Britanisë në Kosovë, ka mirëpritur zgjedhjen e Zejnullah Gashit si kryeprokuror i shtetit.

Ambasada, i ka uruar Gashit sukses në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës.

“Mirëpresim emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, pas një ndërprerjeje disavjeçare.

I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës, që ushtron funksionet e tij prokuroriale në mënyrë efektive dhe efikase, forcon sundimin e ligjit dhe kontribuon në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve”, thuhet në postimin e ambasadës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër