Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov në librin e ngushëllimeve shpreh ngushëllime të thella për jetët e humbura tragjikisht të të rinjve në Koçan

nga Redaksia

Shkup, 18 mars – “Shpreh ngushëllimet e mia të thella për jetët e humbura tragjikisht të të rinjve në Koçan. Kjo fatkeqësi na tronditi të gjithëve, duke lënë dhimbje dhe trishtim të pamasë. Të lënduarve, të cilët po trajtohen në spitalet e vendit dhe jashtë, u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Qytetarëve u dërgoj mesazh të qartë – përgjegjësi do të ketë dhe drejtësia do të vihet në vend! Ministria e Drejtësisë dhe unë si Ministër do të bëjmë gjithçka që është në kompetencën tonë që e vërteta të dalë në shesh dhe përgjegjësit të përballen me pasojat! Drejtësi do të ketë!” thotë Ministri i Drejtësisë Igor Filkov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More