Ministri kroat i Punëve të Jashtme Radman nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në vend

Nga D. V.
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nesër dhe pasnesër do të presë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë Gordan Gërliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Siç inforojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, të dy ministrat do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe sektorial, si dhe për integrimin evropian të vendit dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojës së Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 Në fokusi do të jenë edhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, çështjet rajonale dhe zhvillimet aktuale ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër