Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Nga Xh M
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 14 qershor Zhurnal.mk – Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes ishin në qendër të takimeve që ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Uashington me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Nufi u takua me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri bëri të ditur se gjatë bisedimeve u diskutua për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe për mundësitë e reja për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në sektorin e mbrojtjes.

“Çojmë përpara bashkëpunimin në Aleancën e NATO-s dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes”, shkroi Nufi.

Takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit vijnë në kuadër të vizitës së Nufit në SHBA, ku ai mori pjesë edhe në Konsultimet Dypalëshe të Mbrojtjes të zhvilluara në Pentagon. Gjatë tyre u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër