Mitrovica do të themelojë Qendrën e Inovacionit për të rinjtë

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk –  Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë të ditur se do të themelojë Qendrën e Inovacionit për të rinjtë.

Kjo u bë e ditur gjatë pjesëmarrjes së tij në një konferencë të organizuar nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, RYCO dhe GIZ, së bashku me partnerë ndërkombëtarë dhe donatorë.

Qendra e re do t’u mundësojë të rinjve ngritjen e kapaciteteve përmes edukimit joformal, me fokus në teknologji dhe gjuhë të huaja, duke lehtësuar kalimin nga shkollimi në punësim.

Peci theksoi se të rinjtë janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe se institucionet do të vazhdojnë t’u ofrojnë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër