Momenti kur Rogerti frikësohet nga një mizë, reagimi bëhet viral

Nga D. V.
855 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një situatë e papritur dhe mjaft qesharake është regjistruar së fundmi gjatë një bisede mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Teksa Rogerti po qëndronte së bashku me Selinin dhe Stenaldon, situata mori një kthesë të papritur kur një insekt u afrua pranë tyre.

BBVA/Instagram

Ishte Selin ajo që e paralajmëroi Rogertin se kishte një mizë afër. Menjëherë pas këtij paralajmërimi, ai reagoi menjëherë duke hequr xhaketën dhe duke u larguar nga vendi.

Situata u bë shumë qesharake për shkak të lëvizjeve dhe gjesteve të Rogertit, i cili u frikësua dhe përpiqej të largonte mizën.

Momenti argëtues nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, ndërsa videoja e kësaj skene është shpërndarë shpejt në rrjetin social X. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër