SYTË PARANOJAKË

Nga D. V.
632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nga: Roger Waters (albumi “The Final Cut”, Pink Floyd, 1983)
Përktheu: Agron Shala

Hesht dhe mos lejo mburojën të të rrëshqasë
Qite në vend maskën tënde të papërshkueshme
Dhe nëse përpiqen të të demaskojnë me pyetjet e tyre
(Përshëndetje Kena, si je sonte?)
Ti mund të fshihesh, fshihesh, fshihesh
Pas syve paranojakë.

E vendos fytyrën tënde të trimit dhe kalon rrugën për një pije
Duke rregulluar ngërdheshjen teksa mbështetesh rehat në banak
Duke u zgërdheshur zëshëm me pjesën tjetër të botës
Bashkë me çunat në turmë
Mund të fshihesh, të fshihesh, të fshihesh
(Po të them çfarë: do të të jap tri të zeza dhe luajmë për pesë)
Pas syve të ngurtësuar

(Hë! Ishe i pafat aty, bir)
Besove historitë e tyre për famë, pasuri dhe lavdi
Tani je i humbur në mjegullën e moshës së mesme, të zbutur nga alkooli
Ambicia doli të ishte shumë milje më lart
Dhe ti fshihesh, fshihesh, fshihesh
(Fajront, zotërinj!)
Pas syve të kaftë dhe të qetë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër