Mostrat e ujit brenda normave, pritet raporti përfundimtar më 4 gusht

Nga Xh M
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik Zhurnal.mk – NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Shkup ka kryer marrjen e mostrave të ujit në lokacionin kontestues dhe i ka dorëzuar Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor raportin paraprak të datës 29 korrik, sipas të cilit parametrat fiziko-kimikë të analizuar të mostrës nuk i tejkalojnë vlerat kufitare të lejuara për shkarkim në ujërat sipërfaqësore.

Gjithashtu, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor (ISHMJ), janë marrë mostra edhe nga një laborator i akredituar, raporti përfundimtar i të cilit do t’i dorëzohet Inspektoratit dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të martën, më 4 gusht 2026. Pas kësaj, publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente për rezultatet përfundimtare.

Inspektorët e ISHMJ-së, siç theksohet, kanë realizuar inspektime të jashtëzakonshme te subjektet industriale në zonën që janë nën kompetencë shtetërore.

Gjatë kontrolleve nuk janë evidentuar parregullsi ligjore, përkatësisht subjektet kanë vepruar në përputhje me kushtet e përcaktuara në lejet ekologjike për menaxhimin e ujërave të ndotura.

Është e rëndësishme të theksohet se cilësia e ujërave në këtë zonë ndikohet nga disa faktorë të ndryshëm, përfshirë ujërat komunale dhe atmosferike, si dhe aktiviteti i numrit të madh të subjekteve afariste në rrethinë. Për këtë arsye, të gjitha institucionet kompetente po veprojnë në mënyrë të koordinuar, njoftojnë nga Ministria.

Me qëllim të përcaktimit sa më të saktë të gjendjes, NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Shkup ka kryer marrjen e mostrave të ujit në lokacionin kontestues dhe i ka dorëzuar Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor raportin paraprak të datës 29 korrik, sipas të cilit parametrat fiziko-kimikë të analizuar të mostrës nuk i tejkalojnë vlerat kufitare të lejuara për shkarkim në ujërat sipërfaqësore.

Po ashtu, me kërkesë të ISHMJ-së, janë marrë mostra edhe nga një laborator i akredituar, raporti përfundimtar i të cilit do t’i dorëzohet Inspektoratit dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të martën, më 4 gusht 2026, pas së cilës publiku do të informohet në kohë dhe në mënyrë transparente për rezultatet përfundimtare.

ISHMJ do të vazhdojë të veprojë pa kompromis përmes kontrolleve të rregullta dhe të jashtëzakonshme, me qëllim sigurimin e mbrojtjes së plotë të mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër