Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Nga Xh M
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 31 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pasditen e sotme në aeroportin e Ohrit priti kryeministrin e Republikës së Serbisë, Gjuro Macut, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

“Pritës i vizitës është kryeministri Hristijan Mickoski. Në fokus të bisedimeve do të jenë avancimi i mëtejshëm i dialogut politik dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve”, ka njoftuar Mucunski.

Sipas ministrit, Ohri, si qytet me rëndësi të jashtëzakonshme historike, shpirtërore dhe kulturore, përfaqëson një urë lidhëse mes dy vendeve dhe është vendi i duhur për një takim kushtuar miqësisë, fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër