Hakohet serveri i Entit Shtetëror të Revizionit

Nga Xh M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik Zhurnal.mk – Enti Shtetëror për Revizion njoftoi se serveri i tij ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit nga adresa zyrtare elektronike e drejtorit Maksim Acevski po dërgohen mesazhe fishing, përkatësisht mesazhe mashtruese.

Sipas njoftimit, mesazhet e dyshimta u janë dërguar marrësve në mbarë Maqedoninë e Veriut, por edhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë të institucionit. Nga Enti u bëjnë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të mos i hapin këto mesazhe dhe të mos klikojnë në lidhjet (linket) që ato përmbajnë.

Sektori i Teknologjisë së Informacionit tashmë është duke punuar për eliminimin e problemit, ndërsa rasti është raportuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, faqja zyrtare e Entit Shtetëror për Revizion funksionon normalisht dhe në të vazhdojnë të publikohen raportet e revizionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër