Mot i ftohtë dhe i ndryshueshëm me erë të fuqishme veriore

nga D. V.

Shkup, 12 janar – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri -5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej -4 deri 3 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm i ftohtë dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, paradite në disa pjesë të fushëgropës kohë pas kohe e përeforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do ë zbresë deri -9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 2 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, pason periudha e motit stabil dhe të thatë me mëngjese të ftohta dhe temperatura të mëngjesit t[ë cilat çdokund do të jenë nën zero. Të martën, temperaturat ditore vende-vende do të jenë nën zero, ndërsa nga e mërkura do të jenë në nritje graduale. Nga mesi i javës nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More