Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite me kushte për paqëndrueshmëri

nga Redaksia

Shkup, 16 gusht – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bie në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell.

“Të dielën pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në dy ditët e para të javës së re në disa vende moti do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për stuhi lokale me erëra të forta dhe dukuri të izoluara të breshërit, informon Drejtoria për Punë  Hidrometeorologjike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More