Moti gjatë ditës së sotme me diell, temperaturat maksimale sërish deri në 38 gradë Celsius

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i ngrohtë edhe këtë të enjte në vendin tonë.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.

artikuj të ndërlidhura