MPB: Zbardhet tentim vrasja në Shkup, 30 ditë arrest shtëpiak për të dyshuarin

Nga D. V.
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 prill, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se SPB Shkup ka zbardhur rastin e veprës penale “tentim vrasje”, ndërsa është ngritur kallëzim penal me procedurë urgjente.

“Nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.Ç. nga Shkupi, për shkak se më 23.04.2026, para një objekti hotelierik në rr. “Divizioni i 50-të”, i ka shkaktuar plagë nga shpimi me thikë personit A.GJ.. Menjëherë pas pranimit të kallëzimit për ngjarjen, nëpunësit policorë ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse dhe rasti është zbardhur plotësisht”, informuan nga MPB.
“Sulmuesi është privuar nga liria, ndërsa Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup, në koordinim me PThP Shkup, ngriti kallëzim penal me procedurë urgjente ndaj A.Ç. për veprën penale “tentim vrasje” sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Nga gjykatësi i procedurës paraprake, personit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, informoi MPB./Alsat.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër