Muamet Hoxha, pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga presidentja Siljanovska-Davkova në COP31 në Antalia

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Në përbërje të delegacionit do të jetë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Vizita do të realizohet nga 10 deri më 13 nëntor 2026, në Antalia të Republikës së Turqisë, ku liderët botërorë, përfaqësuesit e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare do të diskutojnë për sfidat aktuale klimatike, avancimin e veprimit global për klimën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me ndryshimet klimatike.

Pjesëmarrja e ministrit Hoxha në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare paraqet mundësi për promovimin e prioriteteve shtetërore në fushën e mjedisit jetësor dhe politikave klimatike, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe përmbushjen e objektivave klimatike.

artikuj të ndërlidhura