Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje me partnerët tanë evropian, por jo një zgjidhje nën çdo kusht”. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski për debllokimin e procesit eurointegrues. Në një intervistë për MIA-n, ai tha se po punojnë për një zgjidhje afatgjate, mirëpo theksoi se kjo Qeveri nuk ka gatishmëri që të bëjë kompromis për çështjet që lidhen me identitetin.
“Dallimi midis kësaj qeverie dhe qeverive të mëparshme është se ne nuk jemi të përgatitur të bëjmë kompromis për çështjet që lidhen me identitetin, historinë, gjuhën dhe kulturën, dhe kjo është arsyeja pse shpesh flasim për zhvillimin e bisedimeve. Nuk duhet t’i ndajmë detajet e këtyre bisedave, sepse nëse fillojmë t’i ndajmë ato me publikun, ndjellim mossukses”, tha Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.
Duke ju përgjigjur kritikave të opozitës, ministri Mucunksi u shpreh se opozita fillimisht duhet të filloj të jetoj në realitet, ndërsa realiteti është se vetëkënaqësia dhe mungesa e kapacitetit të saj për të parë pasojat e gjera të asaj që ndodhi në vitet 2021 dhe 2022 shtoi se na kanë çuar në pozicionin në të cilin ndodhemi tani.
“Në pjesën e politikës së jashtme, vlerësoj se kjo është fushë ku ata duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve për të gjitha gabimet që bënë gjatë asaj periudhe shtatëvjeçare të qeverisjes dhe t’i japin mbështetje të pakursyer Qeverisë në mënyrë që ajo të rifitojë pozicionet e vendit dhe të punojë për të krijuar një sistem ku më në fund do të kemi parashikueshmëri përgjatë rrugës evropiane”, tha Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.
Muajt e ardhshëm theksoi Mucunski do të ketë më shumë mundësi takimesh me zyrtarët bullgarë dhe tha se mund të takohen në formate të ndryshme multiraterale, kështu që u shpreh se pa dyshim që këto takime do të jenë proaktive.
Më 30 shtator Komisioni Evropian do të dalë me raportin e ri për progresin e vendit në rrugën eurointegruese.
