Ndalohen dy persona në Tabanoc për transportimin e tre emigrantëve, dy nga Kina një nga India

nga Xh M

MPB Maqedoni njofton se dje (05.01.2025) rreth orës 19:30 në magjistralen Tabanoc – Kumanovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare, kanë privuar nga liria A.I (20) nga fshati Ognjanci, Shkup dhe një të mitur nga Palatica, Komuna e Zhelinës, pasi me automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës po transportonin tre emigrantë, dy prej tyre nga Kina dhe një nga India.

“Më herët punonjësit e policisë me dron kanë vërejtur hyrjen e emigrantëve në automjet dhe pas marrjes së masave mjeti është ndalur dhe persona janë ndaluar”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës. Emigrantët janë akomoduar në Qendrën e pritjes për të huaj në Shkup për procedim të mëtutjeshëm”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More