Ndalohet një shtetasi i Turqisë dhe një banor i Gostivarit, dyshohet se kanë paguar karburant me 50 euro të falsifikuara

Nga B.M
756 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 janar – Një shtetas i Turqisë dhe një banor i Gostivarit janë ndaluar nga policia, pasi pronari i një pompe të benzinës në fshatin Zherovjan ka denoncuar se të njëjtit i kanë dhënë 50 euro false gjatë pagesës.

“Më 06.01.2026 në ora 21:35 në autostradën Gostivar-Tetovë, pranë fshatit Zherovjan, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “falsifikim i parave”, kanë privuar nga liria personat S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë.

Ata në ora 17:15 në Njësinë Policore Zherovjan janë denoncuar nga A.R. (22) nga fshati Zherovjan, punonjës në një pikë karburanti në fshatin Zherovjan, se rreth orës 15:40, me automjetin e udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit, kanë mbushur karburant dhe punonjësit i kanë dhënë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, për të cilën ai ka dyshuar se është e falsifikuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër