Ngritet kallëzim penal ndaj një personi në Ohrë, dyshohet për ndërtim paleje të një objekti

Nga B.M
799 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 janar – MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një 66-vjeçari nga Ohri i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”.

“SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.L. (66) nga fshati Leskoec i Ohrit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “ndërtim i paligjshëm”.

Ai, pa marrë leje ndërtimi përkatëse përfundimtare për ndërtim, të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore i Komunës së Ohrit, në një parcelë kadastrale që ndodhet në zonën e quajtur “Debello Pole” në afërsi të Ohrit, ndërtoi objekt në mënyrë të paligjshme”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër