Likovë/ Abuzimi me të miturën, mësohet se në mesin e personave që kanë shantazhuar të miturën është edhe një familjar!

Nga admin
732 e lexuar

Shkup, 7 janar – Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka  dënuar abuzimin seksual dhe shantazhin ndaj së miturës nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, akt për të cilin dyshohen të paktën 17 persona.

Sipas Fetai, autoritetet duhet ta zbardhin rastin, ndërsa familjes dhe viktimës duhet t’i ofrohen të gjitha ndihmat e nevojshme mbi bazën e mekanizmave ligjor.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e rënda dhe të neveritshme të abuzimit seksual dhe shantazhit ndaj një të miture në fshatin Sllupçan, Komuna e Likovës”, tha Arben Fetai, Zëvendëskryeministër.

Ndërkohë policia sipas burimeve jo zyrtare është duke vazhduar hetimin. Burime të Alsat bëjnë të ditur se në shemën e shantazhit është i përfshirë edhe një familjar i afërm i viktimës, që dyshohet se ka qenë i njoftuar për veprimet e së miturës dhe e ka kushtëzuar me para nëse dëshiron që të mos i tregon babait të saj.

Abuzuesit mësohet se janë të moshave të ndryshme, ndërsa grupi hetimor është duke analizuar të gjitha të dhënat nga celulari i së miturës dhe personave të tjerë të dyshuar, për të konstatuar çdo lidhshmëri të mundshme të secilit person që dyshohet se është i përfshirë në rrjetin e abuzimit me të miturën.

Pas vërtetimit të veprave penale “shantazh” dhe “abuzim seksual me të mitur” policia kallëzimin penal pritet t’ia dorëzon Prokurorisë Publike në Kumanovë. Organi themelor i akuzës do të bën vlerësimin, për ta parë nëse ka elemente që lënda t’i dorëzohet Prokurorisë së Krimit të Organizuar në Shkup. / Alsat.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër