Ndërron jetë Eqrem Kryeziu

Nga D V
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Ka vdekur Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Komunës së Prizrenit, ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, i cili ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kryeziut.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut, ish-Kryetarit të Komunës së Prizrenit, ish-Kryetarit të LDK-së në Prizren, Nënkryetar i LDK-së në nivel qendror dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në disa mandate”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, drejtori e ka vlerësuar Kryeziun si një prej figurave të rëndësishme të jetës politike dhe publike të Prizrenit dhe të LDK-së.

“Për vite me radhë, ai dha kontributin e tij në shërbim të qytetit, qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar ai, duke shtuar se Kryeziu me angazhimin e tij politik dhe institucional “la gjurmë të rëndësishme në historinë e Prizrenit dhe të LDK-së”.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe strukturat e LDK-së.

“I lehtë i qoftë dheu i Daradanisë! U prehtë në paqe!”, ka përfunduar ai.

Kryeziu ka mbajtur edhe poste të tjera politike e institucionale, ndërsa ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në disa mandate.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër