Ndeshje pa shikues dhe gjobë, Komisioni Disiplinor dënon rëndë Prishtinën pas incidentit të tifozëve ndaj Dritës

Nga D. V.
960 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku –kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.03.2026 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 22-të të Raiffeisen Ligës së Parë, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2025/2026.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori disa vendime të rëndësishme.

Njëri nga më kryesorët është ai dënimit të Prishtinës me dy ndeshje pa shikues si vendas dhe 2000 euro gjobë shkaku i lëshimeve në organizimin e ndeshjes me Dritën.

“FC “Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kaluan rrethojat dhe hyn në fushë duke u vërsulur në drejtim të tifozëve mysafirë të cilët ishin të vendosur në tribunën e kundërt veriore me tendencë të përleshjes me ta, pas ndërhyrjes së Policisë u evitua më e keqja”.

“Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Prishtina-Drita. Bazuar në nenin 18 paragrafi 1 dhe neni 36 paragrafi 1 pika A i Rregullores displinore; DËNOHET me 2 ndeshje kampionale si vendas pa shikues”.

“II.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C si dhe neni18 paragrafi 2 pika B dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 2000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor dhe Etikës pranë FFK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër