Ndryshimet e Ligjit për procedimin e objekteve të ndërtuara pa leje kaluan filtrin e komisionit

nga D. V.

Shkup, 19 shkurt – Komisioni i Kuvendit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor votoi për nevojën e miratimit të një projekt-ligji për ndryshimin e Ligjit për procedimin e objekteve të ndërtuara pa leje në procedurë të shkurtuar dhe e dërgoi për procedim të mëtejshëm.

Risia në ligj është propozuar nga koalicioni qeveritar në kërkesë të Komunës së Manastirit, dhe më pas edhe nga Bordi i drejtorëve të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, theksoi deputeti Bekim Qoku, kryetar i Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.

“Ligji ka për qëllim të vazhdojë afatin e dispozitave ekzistuese në ligj dhe të mundësojë përfundimin e procedurave të nisura për objektet e ndërtuara pa leje. Me këtë ligj parashikohet që, në vend që ligji të përfundojë në mars 2026, ai të zgjatet për pesë vjet shtesë dhe të përfundojë më 3 mars të vitit 2031, deri atëherë duhet të përfundojë legalizimi i objekteve për kërkesat aktuale në komunat, por jo për kërkesa të reja”, theksoi deputeti Qoku.

Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për procedimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në procedurë të shkurtuar, u dorëzua nga një grup deputetësh – Bojan Stojanoski, Bekim Qoku, Boban Karapejovski, Brane Petrushevski, Daniela Hristova, Karolina Naskovska, Lidia Petkoska, Marija Petrushevska, Monika Trajanova, Olga Lozanovska dhe Pavle Arsovski.

Projekt ligji është në rend dite të seancës së sotme të Kuvendit, e cila është caktuar për mesditë.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy