Në Bullgari sot është Ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave në Koçan

nga D. V.

Sofje, 18 mars – Këshilli i ministrave të Bullgarisë e ka shpallur 18 marsin Ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave, të cilët humbën jetën tragjikisht në Koçan, Republika e Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Qeveria bullgare shprehu ngushëllime deri të familjet e viktimave.

Në kujtim të tyre, sot do të jenë në gjysmështizë flamujt kombëtarë të institucioneve shtetërore, raporton BTA.

Gjithsej 59 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 155 kanë pësuar djegie dhe lëndime të shkallëve të ndryshme pas zjarrit që shpërtheu në diskotekën Puls në Koçan, Maqedonia e Veriut, gjatë koncertit të bendit DNK në orët e hershme të mëngjesit të dielën. Disa nga viktimat janë pranuar për mjekim në Bullgari. Gjithsej 14 prej të lënduarve me aeroplan transportues ushtarak “Spartan” dhe autoambulancat e Mjekësisë Emergjente të Sofjes janë transferuar në Bullgari.

Në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje u hap Libri i Ngushëllimeve, në të cilën qytetarët mund të shprehin ngushëllimet lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More