Nënshkruhet kontrata për mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli dhe drejtori i IRD Engineering S.r.l. nënshkruan sot kontratën për rishikimin e projekt-zbatimit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës dhe rrugën lidhëse, në kuadër të projektit për ndërtimin e urave të qëndrueshme, financuar nga Banka Botërore.

Sipas ARRSH-së, pas nënshkrimit do të nisë puna në terren, me verifikimet dhe piketimet, si dhe konsultimet me njësitë e qeverisjes vendore dhe palët e interesuara.

Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërlidhjes rajonale, duke krijuar kushte për zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm të zonës.

ARRSH bën me dije se “ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të ndërlidhjes rajonale përmes zhvillimit të rrjetit rrugor dhe përmirësimit të infrastrukturës, duke kontribuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër