Ngjarja e rëndë në Podujevë, tre të plagosur – policia jep detaje

Nga D. V.
1,022 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Tre persona kanë mbetur të plagosur sot rreth orës 13:30 nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Pllana.

Siç tha Pllana aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Edhe Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka bërë të ditur për Telegrafin se pas pranimit te informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Renda ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Shala.

Siç tha ajo deri më tani këto informata i posedojnë: “Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër