Nikollovski: Qeveria i ka përmbushur detyrimet ndaj bujqve

nga Xh M

Shkup, 15 shkurt – Përkundër akuzave të opozitës se, pushteti po e shkatërron në mënyrë sistematike bujqësinë, duke goditur drejtpërdrejt bujqit me uljen e mjeteve për subvencioneve, qeveria pretendon se po ofron mbështetje për prodhimin vendor. Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, sot nga Negotina tha se, Qeveria i ka përmbushur detyrimet ndaj bujqve duke i paguar plotësisht subvencionet dhe se kjo duhet të shërbejë si motiv për sezonin e ri prodhues.

“Shpresoj se kjo do të jetë nxitje për një vit edhe më të mirë dhe më të suksesshëm, me prodhim cilësor dhe bujq të motivuar. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim dhe stimulojmë bujqësinë”.

Gjithashtu, ai nënvizoi se kompanitë maqedonase po bëhen gjithnjë e më konkurruese në tregun ndërkombëtar.

“Çmimet që mund të shihen këtë vit janë vërtet të mira, ndërsa shpresoj që sezonin e ardhshëm të kemi çmime edhe më të larta dhe kështu çdo vit të ecim përpara, sepse puna duhet të vlerësohet dhe duhet të stimulojmë prodhimin vendas”,

Qeveria, sipas tij, do të vazhdojë të mbështesë sektorin edhe përmes investimeve në infrastrukturë, si faktor kyç për zhvillim ekonomik dhe komunikim më të lehtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More