Nis linja ajrore Shkup-Pragë

nga D. V.

Shkup, 15 dhjetor – Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot zyrtarisht do të promovohet fluturimi i parë nga Shkupi deri në Pragë i linjës ajrore “Wizz Air”, me çka kjo kompani në listën e fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit e shton edhe një destinacion.

Linjën e re ajrore që në korrik e paralajmëroi edhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar se është nënshkruar marrëveshje për destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit – Stokholm – Shkup dhe Madrid – Shkup nga nëntori edhe Bari – Shkup, Këln – Shkup dhe Pragë – Shkup nga dhjetori.

Në ngjarjen sot, sipas paralajmërimeve do të marrin pjesë drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” Nexhat Kurt, ambasadori çek Jarosllav Ludva, menaxheri për komunikime në “Uiz er” Andrash Rado dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More