Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë

Nga D V
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Tashmë ka nisur edhe protesta e disa prej kryetarëve të komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Sipas pamjeve protestës ia janë bashkuar kryetarët e Komunave të Skenderajit, Drenasit, Suharekës e Prishtinës, Gjakovës.

Një ditë para protestës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi një video në Facebook, përmes së cilës u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës dhe kërkoi nga ekzekutivi qendror që të mos ua marrë komunave atë që, sipas tij, u takon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër