Konferenca e 30-të vjetore e OKB-së për Ndryshimet Klimatike nis sot në qytetin brazilian Belem, në pyjet e Amazonës, ku priten të marrin pjesë rreth 50 000 të ftuar.
Më shumë se 190 vende pjesëmarrëse do të zhvillojnë dy javë diskutimesh se si të frenohen kriza klimatike dhe pasojat shkatërrimtare të saj, përfshirë thatësirat, stuhitë, zjarret në pyje dhe përmbytjet më të shpeshta dhe më të rënda.
Bisedimet në këtë konferencë, e njohur si COP30, do të adresojnë gjithashtu kërkesat e vendeve më të varfra për më shumë fonde për t’u përshtatur me kushtet gjithnjë e më armiqësore klimatike.
Ky takim i madh vjen 10 vjet pas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, e cila u konsiderua historike në atë kohë.
Atëherë, komuniteti ndërkombëtar ra dakord të kufizojë ngrohjen globale .
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha në një samit përgatitor me dhjetëra udhëheqës shtetesh se ky objektiv nuk është arritur, duke e quajtur këtë si ”një të vërtetë të hidhur”.

