Një burrë bie në gropën ku po hapej bunari në Pejë, ende s’dihet për gjendjen e tij

nga L. M

Një person ka rënë në një gropë ku po hapej një bunar në Lypeniq të Pejës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për këtë rast, tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe njësitet tjera kompetente.

Gashi shtoi se deri më tani ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, tha ai për portalin rtv21.tv /21Media

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More