Një çiklist i shpërndarjes së ushqimit u pa duke pedaluar në autostradën e Britanisë – por kjo nuk i zgjati shumë

nga D. V.

Një çiklist i shpërndarjes së ushqimit u pa duke pedaluar në autostradën M4 të Britanisë së Madhe, gjatë orës së ngarkuar të trafikut.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet u kapën nga një kalimtar mbi një urë që shihte mbi autostradë.

Siç theksohet më tej, çiklisti përpiqej të mbante ritmin me makinat që shpejtonin në të dy anët e rrugës, duke zënë një tërë korsi.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3529799.html

Një makinë policie me sirenë u afrua për ta ndaluar.

Më pas, çiklisti u ndalua dhe u rrethua nga disa oficerë policie në anë të rrugës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More