Më datë 24.10.2025 në ora 01:30 në SPB Tetovë, E.A. nga Tetova ka denoncuar se para një objekti hotelerik në rrugën “Iliria” në Tetovë ka gjetur një të mitur të moshës rreth 9 vjeçe i cili ishte i humbur dhe nuk komunikonte. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se i mituri është nga Shuto Orizare-Shkup dhe se babai i tij quhet E.M., i cili me fëmijë të tjerë me furgon ishin sjellë në Tetovë për të lypur lëmoshë dhe rreth orës 22:00 furgoni me fëmijët e tjerë ishte nisur për në Shkup, ndërsa atë e kishin harruar në Tetovë. Janë njoftuar përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, të cilët pas dokumentimit të rastit, fëmijën ia kanë dorëzuar përfaqësuesve nga Qendra për Punë Sociale-Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Një fëmijë 9-vjeçar nga Shuto Orizare është dërguar në Tetovë për të lypur dhe është harruar atje
nga D. V.
shkruar nga D. V.
64
