Një grup protestuesish janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë përballur me policinë, e cila u ka kërkuar të zhvendosen.
Fillimisht, protestuesit kanë kundërshtuar efektivët e policisë, ndërsa më vonë janë zhvendosur me urdhër të uniformave blu.
Ndërkohë, në terren vihet re një numër i lartë efektivësh policie, të cilët janë vendosur në kordon, duke mos lejuar protestuesit të qëndrojnë përballë Kryeministrisë.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e mërkurë dhe të shtunë, studentët kanë paralajmëruar protestat e tyre kombëtare, me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

