Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste në emisionin “Artistët Shqiptarë”, ku ka folur për një këngë që kishte synuar ta dërgonte në Festivalin e Këngës në RTSh.
Bajrami ka pretenduar se kënga e saj nuk ishte pranuar në festival, duke e lidhur këtë me një kritikë që ajo i kishte bërë Elhaida Danit në kohën kur kjo e fundit përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, në vitin 2015.
“Nuk më kanë pranuar këngën dhe askush nuk e di këtë gjë, sot po e tregoj te ti. E kam ditur që kur është Elhaida nuk ia pranon Arta Bajramit këngën, ka mbet një hatërmbetje prej atëherë sepse këngën e kam pasur shumë të mirë”, u shpreh ajo.
Foto: Instagram
Këngëtarja tregoi gjithashtu se nuk e ka hequr dorë nga synimi për të konkurruar në festival dhe se planifikon të aplikojë sërish me një këngë të sajën.
“Me një këngë timen vitin e ardhshëm e kam plan me shku, nëse është Elhaida sërish ndoshta këtu nuk e shikon”, shtoi Bajrami.
– YouTube www.youtube.com
Deklarata e Artës mori vëmendje të madhe, ndonëse nuk u bë akoma një reagim nga Dani në lidhje me këtë.

