Orlando Bloom fotografohet në Milano me të dashurën 21 vite më të re

Nga D. V.
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktori britanik, Orlando Bloom (49 vjeç) dhe e dashura e tij Luisa Laemmel, e cila është 21 vjet më e re, janë fotografuar në Milano teksa shkonin në prezantimin e koleksioneve Pranverë/Verë 2027 gjatë Javës së Modës për Meshkuj.

Lajmi se ata janë në një lidhje u bë publik në shkurt të këtij viti.

Çifti shfaqet rrallë së bashku në publik, ndaj udhëtimi i tyre në Milano tërhoqi vëmendje.

 Foto: Backgrid

Orlando u pa të dielën në prezantimin e koleksionit të markës së modës Tod’s, ndërsa Luisa iu bashkua në Itali disa ditë më vonë.

Luisa ka një karrierë të konsoliduar si modele dhe ka qenë fytyra e markave të njohura të kozmetikës dhe modës, përfshirë L’Oreal, YSL Beauty, Maybelline, Max Factor dhe Calvin Klein.

 Foto: Backgrid

“Ai jeton në Los Angeles, ndërsa ajo në New York, kështu që nuk takohen vazhdimisht, por janë gjithmonë në kontakt dhe mes tyre ekziston një shkëndijë e vërtetë”, kishte deklaruar më herët një burim për mediat amerikane.

Aktori u nda me Katy Perry në qershor të vitit 2025, pas nëntë vitesh lidhjeje.

 Foto: Backgrid

Ata u fejuan në vitin 2019, ndërsa në gusht të vitit 2020 u bënë prindër të vajzës së tyre, Daisy.

Pas ndarjes, Katy gjeti lumturinë me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, të cilin e përshkroi si një bekim.

 Foto: Backgrid

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër