OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë

Nga D V
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

OVL e UÇK-së në një njoftim për media bën të ditur se kanë biseduar për shumë çështje aktuale, si dhe për sfidat me të cilat po përballet OVL e UÇK-së.

“Sot, në OVL UÇK, patëm kënaqësinë të presim në takim gjeneralin Ramush Haradinaj, ish-Kryeministër i Republikës së Kosovës. Gjatë takimit diskutuam për shumë çështje aktuale, si dhe për sfidat me të cilat po përballet OVL UÇK. Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë, ashtu siç ishte vetë UÇK-ja në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër