OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore nesër në orën 12:00

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla i OVL e UÇK-së tha se të premten thërrasin protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Syla përmes një konference për media tha se si OVL e UÇK-së shprehin indinjatën e tyre për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Shprehim indinajtën tonë të thëllë për vendimin ndaj kretët e UCK-psë. UÇK nuk ishte kurrë ndërmarrje krimianle por rezistenca e popullit tonë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare…OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore nesër në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, tha ai.

Ai po ashtu tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të përgjigjen me krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen Shqipëria, shqiptarët në Maqedonnë e Veriut, dhe kudo ku ka shqiptarë edhe nga mërgata.

“Deri në procesin e Apelit kërkojmë përfshrijen e institucioneve tona në këtë drejtim…”, u shpreh ai.

Syla gjatë fjalë së tij theksoi se: “Sot në orën 16:30 do të bëj prezantimin e platformës dhe do t’i bashkëngjetimi studentëve që janë në shesh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër