Pa rrymë nesër disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës, Haraçinës dhe Ilindenit

nga D V

Shkup, 22 gusht – Pa rrymë nesër prej orës 8:00 deri në orën 9:00 do të jenë një pjesë e banorëve të fshatit Krushapek drejt shkollës në komunën Saraj, ndërsa prej orës 8:00 deri në orën 12:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Hekuranë dhe objektet rreth kopshtit të fëmijëve në komunën Gazi Babë.

Pa furnizim me energji elektrike nesër prej orës  9:30 deri në orën 10:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Haraçinë dhe banorë të Bërnjarcit dhe Hasanbegut në komunën Gazi Babë.

Në periudhë prej orës 8:30 deri në orën 14:00 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzusesit nga fshati Deladrovc, Tekia dhe Milladinovc në komunën Ilinden.

Siç bëri të ditur QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve të planifikuara në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Qytetin e Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More