Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen telefonatave as të Policisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një rast i pazakontë është regjistruar në Klinikën Emergjente (reparti internistik) në QKUK, ku një paciente mësohet se ka mbetur e braktisur prej më shumë se 24 orësh nga familjarët e saj.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, pacientja ndodhet e vetme në hapësirat e Emergjencës që nga dita e djeshme rreth orës 16:00, raporton Klankosova.tv.

Familjarët e kishin sjellë për trajtim dhe i kishin thënë stafit mjekësor “na thirrni kur të përfundojnë procedurat”, por më pas kanë shkëputur çdo kontakt.

Për këtë situatë është vënë në dijeni edhe Policia e Kosovës, e cila ka provuar disa herë të kontaktojë familjarët, mirëpo i biri i pacientes, që edhe e ka dërguar për trajtim, nuk po e hap telefonin as për organet e rendit dhe as për stafin spitalor.

Përballë kësaj situate, personeli shëndetësor i Emergjencës është detyruar të marrë përsipër jo vetëm trajtimin mjekësor, por edhe kujdesin e përgjithshëm ditor dhe ushqimin e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër