Paralajmërim për bombë në ndërtesën e gjykatës në Sarajevë, janë ndërprerë të gjitha seancat

nga D V

Sarajevë, 26 nëntor – Në ndërtesën ku gjenden Gjykata kantonale në Sarajevë dhe Gjykata komunale Sarajevë, në mëngjes u denoncua se është vendosur bombë.

Sipas informatave, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kantonin e Sarajevës janë në terren dhe kryejnë kontroll të hollësishëm, ndërsa në vijim është evakuimi i ndërtesës.

Për shkak të paralajmërimit për bombë, janë anuluar të gjitha seancat në gjykatën kantonale dhe komunale. Mes seancave më të rëndësishme që duhej të mbahen sot janë fjalët përfumdimtare të Prokurorisë së BeH-së në lidhje me vrasjen e policëve sarajevas, si dhe rasti kundër Ibrahim Haxhibajriqit.

Paralajmërimet për bombë të vendosur në ndërtesë, ku janë vendosur dy gjykatat janë shpeshtuar në muaj e fundit, por tani për tani ishin të rreme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More