Pas nobelit për paqe, Venezuela mbyll ambasadën e saj në Norvegji

nga D. V.

Venezuela ka mbyllur ambasadën e saj në Oslo, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Norvegjisë të hënën.

“Ne kemi pranuar informacion nga ambasada e Venezuelës që po e mbyllin ambasadën e tyre, pa ndonjë justifikim. Është për të ardhur keq,” ka thënë Cecilie Roang, kontakte për shtyp në ministri, raporton transmetuesi publik NRK.

Arsyet e mbylljes mbeten të paqarta dhe anëtarët e komunitetit venezuelian në Norvegji thanë se nuk ishin informuar për vendimin, raporton Anadolu.

Ky veprim vjen pasi udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqe javën e kaluar, një zhvillim që shkaktoi kritika të ashpra nga Karakasi.

Sipas testamentit të Alfred Nobelit, Çmimi Nobel për Paqen është dhënë nga Komiteti Norvegjez i Nobelit që nga viti 1901. Çmimet e tjera Nobel trajtohen nga komitetet suedeze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More