Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti, VLEN-i një!

Nga Xh M
1,356 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 mars – Liderët e VLEN-it po zhvillojnë një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë.

Fotografinë e takimit e kanë shpërndarë të gjithë eksponentët politik duke dhënë edhe lajmin e madh për bashkimin e VLEN-it.

“Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!”, shkruhet krah fotos.

 

Pas homazheve në Prekaz dhe në Kullën e Bacit Rifat Jashari, liderët e VLEN-it pasditën e së shtunës janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Këtë e kanë bërë të ditur liderët e VLEN-it në rrjetet sociale.

Ashtu siç është paralajmëruar, të gjithë liderët e koalicionit po punojnë për finalizimin e VLEN-it në një parti. Siç shihet në fotografinë e publikuar në takim te Kurti janë Mexhiti, Kasami, Sali, Qoku dhe deputetët Mimoza Musa dhe Ilir Demiri.

Ndërkaq, vlen të theksohet se Arben Fetai kryetar i ASH-së, njëherit edhe zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, tashmë është jashtë loje, pasi që ditëve të fundit nuk është pjesëmarrës në takimet e liderëve të VLEN-it.

Kujtojmë se për finalizimin e VLEN-it në një parti, Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin shkarkoi të gjithë kryesinë e partisë dhe Kasami u autorizua për të vazhduar negociatat për formimin e VLEN-it.

Një hap të tillë ndërmori edhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhiti, ku po ashtu Mexhiti u autorizua për të vazhduar negociatat për formimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër