Pas vdekjes, Rexhep Qosja dekorohet me “Nderi i Republikës së Kosovës”

Nga D. V.
433 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar pas vdekjes akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.

Përmes një postimi publik, Haxhiu ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Qosjes në letërsi, shkencë dhe çështjen kombëtare shqiptare.

“Me nderim të thellë, e kam dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin ‘Nderi i Republikës së Kosovës’”, ka shkruar ajo.

Tutje, ushtruesja e detyrës së presidentes ka theksuar se Qosja ishte një ndër figurat më të rëndësishme të mendimit shqiptar.

“Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare”, thuhet në postim.

Haxhiu ka shtuar se ky dekorim është shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar.

“Ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar”, ka deklaruar ajo.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër